Aktualitet

4 humbje jete dhe mbi 1200 raste të reja nga Covid në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
4 humbje jete dhe mbi 1200 raste të reja nga Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë kryer 5,694 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1,236 qytetarë.

Janë 7,952 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 anë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Elbasani 58 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 73 dhe 83 vjeç, një qytetar nga Tirana 76 vjeç.

Janë shëruar 329 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,077 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 janar 2022)

Raste të reja ditore 1,236

Të shëruar në 24 orë 329

Të shtruar në spitale 107

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 5,694

Testime totale 1,500,696

Raste pozitive 213,257

Raste të shëruara 202,077

Raste Aktive 7,952

Humbje jete 3,228

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,761

Fier 789

Durrës 708

Shkodër 531

Elbasan 509

Vlorë 494

Berat 312

Gjirokastër 260

Lezhë 228

Korçë 161

Dibër 124

Kukës 75

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH