Economicus

Katër filxhanë çaj në ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit të tipit 2

Shkruar nga Liberale
Katër filxhanë çaj në ditë mund të

Një studim i ri ka zbuluar se të pirit e disa çajërave psh., të zi apo jeshil mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Pirja e të paktën katër filxhanëve të ndonjë prej këtyre çajrave në ditë është lidhur me një rrezik 17% më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Hulumtimi, i cili ende nuk është publikuar në një revistë shkencore, do të prezantohet në Takimin Vjetor të Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit në Stokholm këtë javë.

Xiaying Li, autori i parë i hulumtimit dhe një student pasuniversitar në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Wuhan në Kinë tha, se marrëdhënia midis pirjes së çajit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2 është studiuar më parë, por rezultatet kanë qenë jokonsistente.

“Studimi ynë tregoi se lidhja midis konsumit të çajit dhe (diabetit të tipit 2) varej nga sasia e çajit të konsumuar. Vetëm konsumimi i mjaftueshëm i çajit mund të tregojë efekte klinike Bazuar në gjetjet tona, unë do ta këshilloja publikun që të konsumojnë më shumë çaj në jetën e tyre të përditshme”, tha Li, sipas CNN. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH