Kryesore

4 ditë pune në javë? Qeveria finlandeze përgënjeshtron lajmin 

               Publikuar në : 11:32 - 10/01/20 liberale

Qeveria finlandeze ka përgënjeshtruar lajmin se do të fillojë së aplikuari programin 4 ditë pune në javë dhe 6 orë pune në ditë.

Ata kanë sqaruar se kryeministrja e vendit, Sanna Marin, këtë ide e kishte dhënë në gusht të vitit të kaluar, kur ushtronte funksionin e ministres së Transportit.

“Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin nuk ka propozuar futjen e një programi të ri pune në vend me 4 ditë punë në javë dhe 6 orë punë në ditë”, thuhet në reagimin e qeverisë, shkruan Kosovapress.

Marin e kishte dhënë këtë ide me rastin e 120-vjetorit të krijimit të Partisë Socialdemokrate duke sugjeruar që të punohet në këtë drejtim.

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back