Aktualitet

39-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, policia: Përdorues i lëndëve narkotike

               Publikuar në : 19:58 - 07/12/21 ro ot

Një 39-vjeçar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Libonik të Maliqit.

Viktima është identifikuar me inicialet A.L. Ky i fundit u konstatua i pajetë brenda banesës së tij rreth orës 17:55.

39-vjeçari jetonte i vetëm, ndërsa policia thotë se viktima njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back