Aktualitet

39 infektime të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Shkruar nga Liberale
39 infektime të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur sot se nga 3400 testime kanë rezultuar 39 raste të reja, ndërkohë që Tirana për herë të parë ka zbritur nën 10, me 8 raste pozitive.

Po kështu raportohet për 2 humbje jete në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH