Aktualitet

388 mln euro humbjet e qeverisë në arbitrazh, Tabaku: Shqiptarët do t’i paguajnë

Shkruar nga Liberale
388 mln euro humbjet e qeverisë në arbitrazh, Tabaku: Shqiptarët

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë 388 milionë euro në kohë krize, për shkak të humbjeve të qeverisë në arbitrazh ndaj disa kompanive, kryesisht të huaja.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, u shpreh se shpenzimet e kontratave koncensionare dhe PPP janë fryrë.

“Ndërsa shpenzimet e kontratave koncesionare dhe PPP janë fryrë për t’u bërë qokën ortakëve të qeverisë, detyrimet faktike të qeverisë shqiptare nga gjyqet e humbura në arbitrazh mbahen ende të fshehura. Vlera reale e kostove që taksapaguesit shqiptarë i paguajnë dhe do t’i paguajnë kompanive që kanë fituar gjyqin në Arbitrazh, është kthyer në një sekret nga ana e qeverisë”, - u shpreh deputetja demokratike.

“Ajo vazhdon të fshehë të dhënat, duke i mohuar shqiptarëve të vërtetën në lidhje me shifrën që realisht detyrohet të paguajë në bazë të vendimeve të dhëna në gjykatën e Arbitrazhit”.

“Shifra e 388 mln euro është vlera që shqiptarët do të paguajnë edhe në këto kohë krize dhe me gjasë të një recensioni ekonomik (qoftë edhe nga projektbuxheti 2023)”, theksoi Jorida Tabaku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH