Aktualitet

35 mijë dosje të prapambetura, ja çfarë lajmëron ambasada e SHBA

Shkruar nga Liberale
35 mijë dosje të prapambetura, ja çfarë lajmëron

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka njoftuar se do të ndihmojë Gjykatën e Lartë me stokun e dosjeve të prapambetura.

Me një shënim në Facebook, Ambasada e SHBA shkruan se janë 35 mijë dosje në Gjykatë që presin, ndërsa shton se për të zgjidhur problemin, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi më 29 prill.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Ambasada thotë se një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet.

"Gjykata e Lartë ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje të prapambetura. Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi më 29 prill, për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme.

Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.

Ashtu siç Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetur të këyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur", thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH