Një 34-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri këtë pasdite në “Zall Xhuxhë” të Mirditës. Sipas informacioneve të Policisë, është vrarë E.Z., në rrethana ende të paqarta. Grupi Hetimor dhe Policia ndodhen në vengjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në vrasjen e 34-vjeçarit.
Blutë e qytetit po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit. Mediat raportojnë se personi i ekzekutuar është Eri Zefi.
Mirditë /Informacion paraprak
Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.