Aktualitet

34-vjeçari që u vra me thikë në Durrës, baba i dy fëmijëve

               Publikuar në : 18:43 - 19/09/20 liberale

Të tjera detaje dalin nga vrasja në Durrës, ku humbi jetën 34-vjeçari Idajet Dulla.

Babai i dy djemve, Idajet Dulla, ishte me origjinë nga Kukësi, por banonte në Durrës, ku punonte edhe si shofer furgoni.

Ai u vra me thikë me zemër nga Arbër Koti në zonën e Plepave. Dyshohet se konflikti mes tyre mund të ketë nisur për bllokim të rrugës, por ende nuk është qartësuar.

34-vjeçari u dërgua drejt Spitalit të Durrësit nga gruaja dhe familjarët, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet dhe i është vënë në ndjekje autorit të këtij krimit, Arbër Kotit.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back