Aktualitet

34 personel mjekësor turko-shqiptar i bashkohet Spitalit të Fierit

Shkruar nga Liberale
34 personel mjekësor turko-shqiptar i bashkohet Spitalit të Fierit

Katërmbëdhjetë mjekë e infermierë turq, si dhe 20 infermierë shqiptarë sapo i janë bashkuar spitalit Memorial të Fierit, duke e çuar në total personelin në 127 mjekë e infermierë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

Manastriliu theksoi ndër të tjera, se stafi i mjekëve dhe infermierëve janë në dispozicion shërbim të qytetarëve, kryesisht të qytetarëve të rajonit të Jugut të Shqipërisë.

"Edhe 14 mjekë dhe infermierë turq dhe 20 infermierë shqiptarë sapo i janë bashkuar super ekipit të Spitalit Memorial të Fierit

127 mjekë dhe infermierë të skuadrës së përbashkët shqiptaro-turke tashmë janë në shërbim të qytetarëve të rajonit të #jugut të vendit, në një spital ultra modern, me shërbim të standardeve bashkëkohore", thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH