Aktualitet

335 të infektuar dhe 2 të vdekur nga Covid-19

Shkruar nga Liberale
335 të infektuar dhe 2 të vdekur nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë kryer 2,487 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 335 qytetarë.

Janë 6,601 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kamza 69 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 janar 2022)

Raste të reja ditore 335

Të shëruar në 24 orë 115

Të shtruar në spitale 110

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2,487

Testime totale 1,489,836

Raste pozitive 211,220

Raste të shëruara 201,397

Raste Aktive 6,601

Humbje jete 3,222

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3098

Fier 657

Durrës 616

Shkodër 440

Elbasan 406

Vlorë 394

Berat 269

Lezhë 200

Gjirokastër 198

Korçë 151

Dibër 103

Kukës 69

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH