Aktualitet

33-vjetori i themelimit të PD-së, zbulohet ftesa e Lulzim Bashës për demokratët

Shkruar nga Liberale

11 Dhjetori 2023 shënon 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

E përçarë dhe në konflikt, për shkak të shpalljes “Non-Grata” të Sali Berishës, Lulzim Basha duket se ka vendosur të bëjë gjithçka për t’i kuruar plagët kësaj partie dhe t’u shtrijë dorën të gjithë demokratëve për t’u bërë pjesë në festimet e 33-vjetorit të themelimit të kësaj force politike.

“Me rastin e 33-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, më 11 Dhjetor, ora 16:30, në Pallatin e Kongreseve, kam nderin t’ju ftoj të kremtojmë së bashku themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të nderojmë sakrificat, guximin dhe vendosmërinë e themeluesve, qëndresën e anëtarëve dhe mbështetësve ndër vite, si dhe guximin e të rinjve, që janë shpresa për të sotmen dhe për të ardhmen tonë’” – thuhet në ftesën e kryedemokratit Lulzim Basha drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Lulzim Basha ka zgjedhur të mos sulmojë, të mos linçojë dhe të mos bëhet pjesë e akuzave të ndërsjella ndër anëtarë dhe simpatizantë të PD-së. /Alfapress/

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH