Aktualitet

33.5 mln euro parregullsi në Shqipëri me fondet e BE-së për bujqësinë, sa 71% e abuzimeve në të gjithë Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Liberale
33.5 mln euro parregullsi në Shqipëri me fondet e BE-së për

Parregullsitë e gjetura me fondet e Bashkimit Europian (BE) për bujqësinë në Shqipëri, të dhëna nga programet IPARD, përbëjnë një shumë prej 33,5 milionë eurosh, rreth 3 herë më e lartë se shuma prej 13 milionë euro që nuk është përdorur në mënyrë të rregullt nga 6 shtete të tjera në Ballkan të tilla si Turqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i zi, Bullgari dhe Rumania.

Të dhënat janë raportuar nga Komisioni Europian (KE), i cili jep një vlerësim statistikor të  parregullsive të raportuara me fondet për vitin 2022.

Shuma totale e parregullsive e gjetur në 7 shtete të Ballkanit Perëndimor është rreth 47 milionë euro, nga të cilat 71% i takojnë Shqipërisë dhe  29 % për 6 vende te tjera.

Ironia qëndron tek fakti se jo vetëm nuk mban askush përgjegjësi për këtë, por përkundrazi abuzuesit presin të përfitojnë këtë vit edhe ‘rritje pagash’.

Dokumenti i KE tregon se nga viti 2021 deri në vitin 2022, numri i parregullsive me fondet e BE-së pësoi rritje të jashtëzakonshme, ku në  Shqipërisë.

Vendet e tjera me numrin më të lartë të rasteve me parregullsi e mbanin Turqia dhe Maqedonia e Veriut, por në vlerë shumë më të ulët se në Shqipëri.

Në Turqi u gjetën 208 raste të parregullta kryesisht me vlerë më pak se 10 mijë euro, duke bërë që shuma e konsideruar e parregullt në rastin e Turqisë mos të jetë më shumë se 7.9 milionë euro. Në Maqedoninë e Veriut fondet e IPARD të gjetura në parregullsi janë rreth 3.2 milionë euro që u takojnë 155 rasteve.

Shqipëria sipas raportit nuk ka përdorur shuma për projekte të mëdha, ku edhe janë gjetur 54 raste të parregullta, që përbëjnë një shumë prej 33.5 milionë eurosh 98 për qind e së cilës ishte vetëm në vitin 2022.

Për shkak të parregullsive dhe skemave mashtruese BE ka bllokuar fondet e IPARD për Shqipërinë, duke i dhënë një goditje të lartë sektorit, i cili veç të tjerash vuan edhe nga mungesa e financimeve të brendshme. Në të gjithë rajonin, fondet e IPARD shënuan rritje të disbursimeve pas pandemisë. Shqipëria do të përfitonte nga viti 2023 deri më 2027 rreth 94 milionë euro.

Shqipëria dhe Serbia ishin përfituesit më të mëdhenj nga programi IPARD, por pas hetimit dhe parregullsive të konstatuara, BE ka bllokuar fondet për Shqipërinë për një kohë të pacaktuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH