Nga Indrit Hoxha *
Tre dekada më parë, në Shqipëri dominonte pasiguria për jetën, lirinë. Jetonim të shtypur nga një regjim kriminal. Me dhunën e pushtetit shtypej çdo filiz lirie dhe çdo disident i sistemit. Personalisht rrjedh nga një familje e cila e ka ruajtur në zemër lirinë, pavarësisht pasojave qe na është dashur të durojmë. Im atë nuk reshti kurrë se qenuri antikomunist sepse besonte te vlerat e një shoqërie të lirë. Edhe unë u rrita me këtë frymë dhe nder vite kam kontribuar për vlerat me te cilat familja ime dhe veçanërisht babai im Fatmir Hoxha me ka ushqyer qe ne vegjëli. Ndaj përvjetorët e Partisë Demokratike i shoh si triumfin e njerëzve të lire përballë diktaturave. Sot, pas 32 vitesh sakrifica dhe rrugëtimi tranzitor, Shqipëria ka përparuar në shumë aspekte krahasuar me vitin 1991.
Kemi avancuar nen drejtimin e Presidentit dhe Kryeministrit Sali Berisha në shumë reforma dhe arritje. Shqipëria u bë pjesë e Këshillit te Evropës.
Ne sot jemi një vend me infrastrukture rrugore dhe kapacitete energjetike. Ne sot jemi një vend i NATO i cili lëviz pa viza drejt BE. Por jemi ne te njëjtat kushte si ne 1989 sa i përket lirisë, demokracisë dhe standardeve te saj. Shqipëria ka ecur keq sepse per 10 vite politika u kthye ne biznesin e maskarenjve. Qeveria u be ure për krimin e organizuar te cilin e solli ne politike. Rezultatin e dini te gjithë. Janë te paktën 800 mije shqiptar me pak. Është ky produkti i keqqeverisjes 10 vjeçare te Edi Rames. Edhe këtu ne Vore e kemi pare se çfare beri me bashkinë e dhuruar. E ka falimentuar Bashkinë e Vores sepse me taksat tuaja ka financuar korrupsionin, paga për patronazhistet dhe kamzhikun e korrupsionit per ju. Me 14 maj unë bashke me banoret e Vores do e përzëmë Rilindjen!
Vëllezër dhe motra, qytetare dhe qytetare te Vorës.
Indrit Hoxha është një i ri qe ka me shume përgjegjësi se kandidatet e tjerë ne këto zgjedhje lokale. Unë jam një i ri i cili përfaqëson Partine Demokratike te rithemeluar me 11 Dhjetor 2021.
Jam një politikan qe përfaqësoj brezin e ri te demokrateve dhe duhet patjetër te sjell një oferte te re politike per Voren. Une e di se sa e veshtire ka qene per ju aksesi te pushteti vendor dhe se si kjo Bashki eshte kthyer ne çerdhen e bandave.
Por jam ketu qe t’u jap fjalen se sebashku do kthejme Bashkine e Vores ne nje model te qeverisjes se mire. Vemendja ime do te jete teresisht te qytetaret e saj dhe garantimi i decentralizimit real te pushtetit duke e sjelle bashkine sa me prane jush.
Te rinjt e Vores jane prioriteti i im pasi ata do te ndertojne jeten e tyre ketu ne Vore.
Punesimi dhe zhvillimi ekonomik jene baza per nje qeverisje vendore te mire.
Vora eshte aset kombetar qe do te kthehet ne lartesine e saj te merituar.
Bashkia Vore pas 14 Majit do çele nje kapitull te ri ne historine e saj.
Sebashku, qeverisja vendore ketu ne Vore, do te jete nje histori suksesi. Une e di se sa shpresa keni tek fitorja ime me 14 Maj.
E kam pare mbeshtetjen tuaj dhe e shoh edhe sot ketu deshiren qe keni per fitore.
Ju jap fjalen se Edi Rama dhe bandat e tij nuk do te kene asnje shans perballe uraganit blu te votave tona.
Asnje shans per rilindjen ne Vore!
Asnje shans per bandat ne Vore!
Koha juaj ka perfunduar!
Me 14 Maj kjo bashki u kthehet banoreve te saj.
* fjala e sekretarit te Diasporës të PD te Rithemelimit për diasporën në festen e 32 vjetorit të PD-së ne Vore.