Aktualitet

32-vjeçari në kërkim nga policia shqiptare, prangoset në Itali

Shkruar nga Liberale
32-vjeçari në kërkim nga policia shqiptare, prangoset në

Një 32-vjeçar, i cili ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare ka rënë në prangat e autoriteteve italiane  si dhe është bërë i mundur ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

32-vjeçari me iniciale I.M (S)  akuzohet për vrasje të rrethana cilësuese të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentantivë dhe armëmbajtje pa leje.

32-vjeçari së bashku me tre persona të tjerë të dyshuar me inicialet F.T., G.D., D.E., dhe A.L. në vitin 2019 kanë qëlluar me armë në drejtim të disa personave që ndodheshin në një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë.

Asokohe të dyshuarit  kanë hapur zjarr nga një mjet i tipit “Land Rover” dhe më pas u larguan me shpejtësi. Nga të shtënat u plagos në kalimtar i rastit.

Në Maj të 2019 Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg në mungesë për 32-vjeçarin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH