Aktualitet

31-vjeçari që vrau ish-gruan shpërthen në lot para gjykatës: E doja ende...

Shkruar nga Liberale
31-vjeçari që vrau ish-gruan shpërthen në lot para

Gjykata e Fierit ka caktuar masën “arrest me burg” për Elton Metaj.

Metaj ka pretenduar se armën e ka marrë për vetëmbrojtje pasi ish-vjehrri e ka kërcënuar se do e vriste.

“Më ka kërcënuar ish-vjehrri. Armën e bleva për vetëmbrojtje, sepse më ka kërcënuar se do të më vriste. Ish-bashkëshorten e doja ende”, mësohet të ketë thënë Metaj.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së premtes, ku Metaj, shkoi me kallash në dorë në shtëpinë e ish-shoqes dhe e vrau.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH