Aktualitet

309 të infektuar dhe 2 humbje jete nga Covid në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
309 të infektuar dhe 2 humbje jete nga Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë kryer 2,706 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 309 qytetarë.

Janë 5,554 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; Një qytetare nga Tirana 47 vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 79 vjeç.

Janë shëruar 386 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,838 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 309

Të shëruar në 24 orë 386

Të shtruar në spitale 145

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2,706

Testime totale 1,419,120

Raste pozitive 203,524

Raste të shëruara 194,838

Raste Aktive 5,554

Humbje jete 3,132

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,718

Fier 623

Gjirokastër 567

Shkodër 379

Durrës 313

Berat 225

Elbasan 242

Vlorë 182

Lezhë 121

Korçë 89

Kukës 48

Dibër 47

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH