Aktualitet

300 milion euro energjia e importuar deri tani. A do të ketë ndërprerje në dimër?

Shkruar nga Liberale
300 milion euro energjia e importuar deri tani. A do të ketë

Drejtori i KESH, Ergys Verdho, shprehet besimplotë se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.

“Në momentin kur konsumi bie nën 800 kilovat nuk do të ketë ndërprerje, sepse korporata elektro-energjitike s’do të dali për të importuar, do të prodhojë vetëm nga rezervat e saj dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e korporatës elektro-energjitike që të fillojë nga qershori i vitit 2021 dhe deri në gusht që të mos ketë asnjë shi,” – u shpreh Verdho për Euronews Albania.

Ndërkohë Verdho shtoi se nëse këtë dimër nuk do të ketë reshje mjaftueshëm, vendi ynë do t’i drejtohet importit të energjisë për të përmbushur kërkesat. Verdho u shpreh se deri më tani situata është normale, por nëse reshjet mungojnë, situata do të jetë problematike pasi çmimi është shumë i lartë.

Drejtori i KESH-it shtoi se injektimi që ka bërë buxheti i shtetit në koorporatën elektro-energjitike është shumë i madh. “Për të pasur mundësi që të dali në treg, për të siguruar sasinë e munguar të energjisë nga prodhimi, sot flasim për një shifër 300 milionë euro, nga janari deri më sot. KESH-i e ka përballuar më së miri këtë me fondet e veta deri në korrik, atëherë shteti hyri në ndihmë duke injektuar këtë kapital,” – u shpreh Verdho.

Ai bëri thirrje për ndihmë nga Komisioni Europian, ndërsa qytetarëve u bëri thirrje të kursejnë energji, që dimri të jetë sa më i sigurt. “Lufta jonë është të ulim konsumin,” – tha Verdho. Aktualisht, KESH ka siguruar energji deri më 12 shtator. “Sot që po flasim ka një mungesë energjie të theksuar prej 4 gigavat orë në rajon, do të thotë që shumë prej këtyre gjeneruesve kanë ndaluar prodhimin për shkak të remonteve dhe së shpejti ato kthehen dhe në datën 12 çdo gjenerues në rajon do të punojë. Pra mungesa e energjisë në treg sjell rritjen e çmimit, ardhja e tyre, bie çmimi,” – u shpreh Verdho.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH