Aktualitet

30 universitetet më të mira në botë për vitin 2023-2024, Shqipëria jashtë ‘hartës akademike’

Shkruar nga Liberale
30 universitetet më të mira në botë për vitin

Quacquarelli Symonds (QS), një nga vlerësuesit kryesorë të arsimit të lartë në botë, ka publikuar renditjen globale të universiteteve për vitin akademik 2023-2024 dhe Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT) ka dalë në krye të renditjes për të 12-tin vit radhazi.

“Me 1500 institucione – QS World University Rankings 2024 prezanton tre tregues të rinj për të pasqyruar ndryshimin e prioriteteve të studentëve dhe misionet në zhvillim të institucioneve të arsimit të lartë të klasit botëror sot: përkushtim ndaj qëndrueshmërisë; theks edhe më i madh në mbështetjen e punësimit të të diplomuarve dhe rritjen e kërkimit shkencor ndërkombëtar si dhe bashkëpunim për të zgjidhur sfidat më të mëdha të botës.”, thuhet në botim.

Institucionet si në Evropë ashtu edhe në Amerikë dominojnë në 10 renditjet e para, shumë prej të cilave morën rezultat perfekt prej 100 pikë në tregues të tillë si: "Reputacioni akademik", "Reputacioni i punëdhënësit" dhe "Raporti Fakultet/Studentë".

Vende të tjera të reja të paraqitura në renditjen e këtij viti përfshijnë Islandën dhe Luksemburgun (me nga një institucion secili), si dhe Nigerinë (dy) dhe Etiopinë (një). Rezultatet më të mira mes hyrjeve të reja u demonstruan nga Universiteti Hamad bin Khalifa nga Katari dhe Universiteti i Luksemburgut, duke siguruar vendin e tyre në 400 më të mirët.

Shqipëria nuk figuron fare në listë ndryshe nga vendet e rajonit të cilat vazhdojnë të përmirësohen ashtu si edhe ato nga Azia apo Afrika. Këtë vit në renditjen e përgjithshme botërore paraqiten 85 hyrje të reja – më shumë se gjysma janë nga Azia, me Bangladeshin (11 institucione të reja), Indonezinë (10), Indinë dhe Malajzinë (pesë secila) dhe Kazakistanin (katër).

Dy nga hyrjet e reja janë në renditjen e 10 më të mirëve janë Universiteti Kombëtar i Singaporit dhe Universiteti i Kalifornisë, Berkley.

Renditja vjetore e hartuar nga Qs World University Rankings tregon një përmirësim të situatës së universiteteve italiane. Pavarësisht se nuk ka ende asnjë universitet në top 100, universitetet italiane po rritën nga viti në vit. Bazuar në analizën e 17.5 milionë dokumenteve akademike dhe opinionet e më shumë se 240,000 mësuesve akademikë dhe punëdhënësve, raporti i ri mori parasysh metrika të reja si qëndrueshmëria, rezultatet e punësimit dhe rrjeti ndërkombëtar i kërkimit. 10 universite italiane ndonëse poshtë 100-shes së parë renditen mes 400 universiteteve më të mira në botë

30 universitetet më të mira në botë sipas QS Rankings për vitin 2024:

1) Massachusetts Institute of Technology, SHBA

2) University of Cambridge, Britani

3) University of Oxford, Britani

4) Harvard University, SHBA

5) Stanford University, SHBA

6) Imperial College London, Britani

7) ETH Zurich, Zvicër

8)National University of Singapore

9) UCL, BRITANI

10) University of California, (UCB), SHBA

11) University of Pennsylvania, SHBA

12) University of Pennsylvania, SHBA

13) Cornell University, SHBA

14) The University of Melbourne, Australi

15) California Institute of Technology, SHBA

16) Yale University, SHBA

17) Peking University, Kinë

17) Princeton University, SHBA

19) University of New South Wales, Australia

19) The University of Sydney, Australi

21) University of Toronto, Kanada

22) The University of Edinburgh, Britani

23) Columbia University, SHBA

24) Université PSL, Francë

25) Tsinghua University, Kinë

26) Nanyang Technological University, Singapor

26) The University of Hong Kong, Hong Kong

28) Johns Hopkins University, SHBA

28) The University of Tokyo, Japoni

29) University of California, SHBA

30) McGill University, Kanada

Përgatiti: a.m/ Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH