Globi

30 miliarderët dhe milionerët më të mëdhenj braktisën Norvegjinë për Zvicrën këtë vit, shkak taksat e larta që miratoi qeveria e majtë

Shkruar nga Liberale

Më shumë se 30 nga norvegjezët më të pasur kanë ikur në Zvicër dhe vende të tjera gjatë vitit të fundit, ndërsa liderët e biznesit norvegjez shprehin shqetësime mbi taksat e pasurisë, të vendosura nga qeveria e qendrës së majtë në Oslo.

Shifrat zyrtare në regjistrin e popullsisë së Norvegjisë tregojnë se të paktën 30 miliarderë dhe milionerë braktisën kombin e begatë skandinav për vendin e njohur alpin, pasi Zvicra taksa më të ulëta në vitin 2022. Mes të larguarve përfshihet manjati i peshkimit, Kjell Inge Røkke, norvegjezi më i pasur dikur. Të tjerë janë zhvendosur në vende të ndryshme, përfshirë Qipron, Italinë dhe Kanadanë.

Më shumë ka të ngjarë të ndjekin shembullin e tyre, pasi të pasurit shqetësohen për ndryshimet tatimore. Rritja e taksave ndaj të pasurve dëmton konkurrencën sipas norvegjezëve të pasur dhe konsulentëve tatimorë. I fundit është Fredrik Haga, 31-vjeçari bashkëthemelues i biznesit të të dhënave të kriptomonedhave me vlerë 1 miliardë dollarë, Dune, i cili të shtunën do të regjistrojë zyrtarisht kalimin e tij nga Norvegjia në Zvicër.

“Më duhej të zgjidhja: jam me bazë në Norvegji apo dua që kjo kompani të ketë sukses? Nuk bëhet fjalë për të mos dashur të paguaj taksat. Bëhet fjalë për pagimin e taksave dhe para që nuk i kam,” tha ai për Financial Times.

Në qendër të debatit është taksa e pasurisë së Norvegjisë, e cila vendoset mbi të gjitha pasuritë neto më të mëdha se 1.7 milionë NKr (173,000 dollarë), me një normë prej 1.1 për qind për më të pasurit. Zvicra gjithashtu ka një taksë mbi pasurinë, por ofron marrëveshje për të huajt.

[caption id="attachment_1310297" align="alignnone" width="685"] Bashkëthemeluesi i Dune Fredrik Haga[/caption]

Grupi i norvegjezëve të pasur që u nisën për në Zvicër këtë vit kishin një pasuri të kombinuar prej 29 miliardë NKr dhe paguan 550 milion NKr taksa, sipas deklaratave tatimore vjetore të Norvegjisë. Eksodi i vitit 2022 është më i madh se në 13 vitet kaluara të marra së bashku, llogariti gazeta Dagens Naeringsliv. Røkke, i cili u transferua në Lugano në shtator dhe pagoi 181 milion NKr taksa vitin e kaluar, nuk pranoi të komentojë largimin nga Norvegjia.

Taksa e pasurisë e Norvegjisë, një nga të paktat e vendosura në Evropë që kur Franca e hoqi atë në favor të një tatimi mbi pronën në 2018, ka qenë prej kohësh një mollë sherri për të pasurit e vendit.

"E shtrembëron biznesin norvegjez në të gjitha mënyrat," tha Mathilde Fasting, një eksperte tatimore e Civita. “I detyron pronarët të kërkojnë dividentë nga kompanitë e tyre, ndonjëherë më të mëdha se fitimet. Ndikon për të mos investuar në kompani.”

Taksa e pasurisë është gjithashtu vija ndarëse midis të majtës dhe të djathtës së Norvegjisë. Ndërsa e djathta do të donte ta shihte atë të shfuqizohej, administrata e qendrës së majtë, e kryeministrit Jonas Gahr Støre, këtë vit, nga kriza e çmimeve ka rritur nivelin e taksës së pasurisë, po ashtu ka rritur edhe taksën mbi dividentët dhe ka zvogëluar reduktimin e aseteve të biznesit për tatimin mbi pasurinë.

Fasting tha se taksat e pasurisë mbi asetet e biznesit kishte të ngjarë të ishin dyfishuar në 2022 krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa taksa e dividentit ishte rritur thuajse 50 për qind. Një taksë daljeje e krijuar për të penguar milionerët që ikin do të miratohet së shpejti nga qeveria e majtë.

[caption id="attachment_1310296" align="aligncenter" width="670"] Kjell Inge Røkke u transferua në Lugano në shtator[/caption]

Qeveria nuk kërkon ndjesë. Erlend Trygve Grimstad, sekretar i shtetit në ministrinë e financave, tha se qeveria dëshiron që individët dhe bizneset të lulëzojnë, por se më të pasurit duhet të paguajnë më shumë për të ndihmuar në ruajtjen e një shteti bujar e të mirëqenies së vendit. Norvegjia ka ende disa mijëra milionerë, dhe është vendi më i pasur për frymë, shtoi ai.

Nuk po largohet çdo norvegjez i pasur. Nicolai Tangen, ish-menaxheri i fondit mbrojtës që drejton fondin e pasurisë sovrane të Norvegjisë, duhej të paguante 60 milionë NKr më shumë taksa para se sa merrte pagën kur u kthye nga Londra. “Taksën time e paguaj me kënaqësi. Unë personalisht mendoj se kam paguar shumë nga paratë e mia të taksave, "tha ai.

Karl Johan Lier, shefi ekzekutiv i kompanisë së robotëve AutoStore dhe taksapaguesi i nëntë më i madh në vend vitin e kaluar, tha se e kuptonte pse njerëzit po largoheshin, veçanërisht ata që drejtonin biznese të reja. “Ka shumë njerëz që nuk duhej të largoheshin”, tha ai, ndërsa shtoi se nuk do të ishte njëri prej tyre. “Unë kam familjen time këtu, kam nipërit këtu. Kjo është më e rëndësishme se taksa në këtë drejtim”, theksoi ai. Haga tha se kishte pak për të fituar dhe për të folur, por shtoi se donte të jepte alarmin për sipërmarrësit dhe skenën e sapolindur të start-up-ve të Norvegjisë. “Norvegjia është kthyer nga një vend i keq në një vend të tmerrshëm për të ndërtuar një biznes. Arsyeja për këtë është taksa e pasurisë”, tha ai. /Përgatiti: Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH