Aktualitet

3 të lënduar nga zjarri masiv në Tetovë, në ndihmë shkon edhe ushtria

Shkruar nga Liberale
3 të lënduar nga zjarri masiv në Tetovë, në ndihmë

Ka vazhduar për disa orë zjarri masiv në ish-fabrikën e duhanit në Tetovë, ndërsa mësohet se më në fund zjarri është lokalizuar.

Të paktën 3 persona raportohet se kanë mbetur të lënduar. “3 persona të asfiksuar nga zjarri, kanë qenë civilë që kanë dhënë ndihmë vullnetare”, tha Gazmend Ibishi nga Ndihma e Shpejtë, që ndodhet në vendin e ngjarjes.

Për shuarjen e zjarrit është aktivizuar edhe ushtria e Maqedonisë së Veriut. Më herët, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angellov tha ishte kërkuar ndihma e ushtrisë, për shkak se ekziston rreziku që zjarri të përhapet në objekte me lëndë të rrezikshme djegëse.

“Kemi kërkuar ndihmë edhe nga kompanitë private, por edhe nga Ushtria e Maqedonisë, pasi ka rrezik të përhapet zjarri në objekte me lëndë të rrezikshme djegëse. Kërkoj nga qytetarët dhe ju gazetarët që të largoheni nga kjo pjesë, për shkak të sigurisë suaj”, theksoi mes tjerash Angellov.

Zjarri i madh shpërtheu rreth orës 9:30 në objektin e një ish-fabrike në Tetovë, që shfrytëzohet si depo për materiale ndërtimore. Përveç zjarrfikësve, në vendngjarje shkoi edhe një helikopter nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Autoritet lokale kanë kërkuar ndërprerjen e procesit mësimor, si dhe e ka lënë pushim ditën e martë. Qytetarëve iu është kërkuar të mos dalin  nga banesat, deri në përmirësimin e situatës dhe pastrimit të ajrit.

Qytetarët dhe nxënësit, që cilët lëvizin jashtë për nevojat e tyre personale duhet të mbajmë me vete maska mbrojtëse.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH