Globi

Tre persona te veshur me stil grabisin argjendarin prestigjoze në Parisë

Shkruar nga Liberale
Tre persona te veshur me stil grabisin argjendarin prestigjoze në

Një grabitje ka ndodhur në Francë, ku tre persona të veshur me stile, dy burra me kostum dhe një grua me fustan kanë grabitur një argjendari prestigjioze në Paris, duke ikur me mallra me vlerë miliona euro, raporton BBC.

Treshja shënjestroi dyqanin Piaget në kohën e drekës në rrugën elegante, Rue de la Paix. Stafi u detyrua të shtrihej në tokë, pasi ata ishin të armatosur. Më pas grabitësit janë larguar në këmbë.

Prokurorët besojnë se bizhuteri luksoze me vlerë 10-15 milionë euro u morën.

Vetëm tre muaj më parë, një tjetër dyqan bizhuterish të shtrenjta u vu në shënjestër. Dyqani Bulgari në Place Vendôme u sulmua të shtunën pasdite, sërish në mes të ditës, nga tre grabitës të armatosur që u larguan me shpejtësi me dy motoçikleta.

Si Rue de la Paix ashtu edhe Place Vendôme janë të njohur për dyqanet e tyre luksoze të bizhuterive.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH