Globi

3 persona i mbytën gruan pranë foshnjes, bashkëshorti rrëfen dhimbjen

Shkruar nga Liberale

Charalambos Anagnostopoulos, bashkëshorti i 20-vjeçares që u torturua për vdekje nga tre grabitës në Greqi, tregoi se iu lutën atyre që mos t’i lëndonin.

Në një intervistë për mediat vendase, ai tha se ata nuk bënë rezistencë, por ua treguan vendin se ku i kishin fshehur paratë.

“Ajo që ndjej unë nuk përshkruhet me fjalë. Uroj mos t’i ndodhi askujt kjo që më ndodhi mua. Uroj mos t’i ndodhi askujt tjetër kjo që më ndodhi mua. Policia po bën një punë shumë të mirë, do t’i gjejnë ata. Kjo që përjetova unë dhe familja ime, s’duhet t’i ndodhi më askujt. Ne iu lutëm të mos na preknin, i treguam se ku ishin lekët”.

20-vjeçarja mbeti e vrarë pranë krevatit të foshnjës së saj 11-muajshe. Sipas hetimeve, rezultoi se kamerat e sigurisë dhe alarmi i shtëpisë ishin të fikura nga grabitësit, në mënyrë që mos të zbuloheshin fytyrat dhe veprimet e tyre.

Ndërkohë, mediat vendase kanë publikuar një foto prekëse, ku shihet një polic teksa në krahët e tij mban foshnjën 11-muajshe të viktimës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH