Aktualitet

3 humbje jete nga Covid, rritet numri i të infektuarëve

Shkruar nga Liberale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë.

Në 24 orët e fundi e kanë humbur betejën me COVID19, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.

Po ashtu, janë kryer 905 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar në 8,965 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 158

Të shëruar ne 24 orë 140

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 905

Testime totale 93,926

Raste pozitive 14,568

Raste të shëruara 8,965

Raste Aktive 5,200

Humbje jete 403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2704

Durrës 565

Shkodër 397

Lezhë 260

Korçë 241

Elbasan 233

Fier 223

Vlorë 184

Kukës 136

Berat 121

Dibër 80

Gjirokastër 56

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH