Aktualitet

3 humbje jete nga Covid në vendin tonë

               Publikuar në : 18:34 - 02/12/21 liberale

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, janë kryer 2503 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 466 qytetarë.

Janë 6633 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Po ashtu, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 75 vjeçe, një qytetar nga Kruja 81 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç.

Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,902 që nga fillimi i epidemisë.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back