Aktualitet

3 automjete përfshihen në aksident, 6 të plagosur

Shkruar nga Liberale
3 automjete përfshihen në aksident, 6 të plagosur

Tre makina janë përfshirë në aksident në Fushë-Prezë, pa shkuar te Ura e Gjolës. Referuar informacionit paraprak të policisë mësohet se janë plagosur gjashtë persona.

Ata janë dërguar në spital ku edhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, por nuk dihet ende gjendja e tyure shëndetësore.

Informacion paraprak

Më datë 30.10.2020, rreth orës 18:20, në Fushë-Prezë, pa shkuar tek Ura e Gjolës, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 shtetas me inicale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH