Globi

3.565 të infektuar dhe 9 viktima gjatë 24 orëve të fundit në Greqi

Shkruar nga Liberale
3.565 të infektuar dhe 9 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë publikuar të dhënat mbi ecurinë e COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 3.565 të infektuar me virusin, duke e dërguar numrin e përgjithshëm që prej fillimit të pandemisë në 463.473.

Aktualisht në intubim, në të gjithë spitalet e vendit, ndodhen 121 pacientë, ndërsa për fat të keq, 9 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, shkruajnë mediat helene.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH