Kryesore

3.4 vjet burg për këshilltarin e Trumpit, Roger Stone

               Publikuar në : 21:36 - 20/02/20 liberale

Roger Stone, këshilltar dhe aleati i presidentit amerikan, Donald Trump, është dënuar me tre vjet e katër muaj burg. Ai akuzohet se  ka gënjyer ligjvënësit rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Pas gjykimit disaorësh, gjykatësja Amy Berman Jackson ka thënë se aktet dhe gënjeshtrat e Stones paraqesin “kërcënim për demokracinë amerikane”, raporton “Koha Ditore”.

Stone është ndihmësi i gjashtë i Trumpit që u dënua si rezultat i hetimeve të iniciuara pas publikimit të raportit të Këshilltarit të Posaçëm Robert Mueller, për bashkëpunimin midis Rusisë dhe fushatës zgjedhore të Trumpit.

Vetëm një ditë më parë, Trumpi e kishte paralajmëruar mundësinë e faljes së Stones. Mirëpo, shefi i Komitetit për Inteligjencë në Kongresin e SHBA-së, Adam Schiff, ka thënë se dënimi i tij është i justifikuar. Ai ka paralajmëruar po ashtu se falja presidenciale në këtë rast do të ishte “akt befasues i korrupsionit”.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back