Aktualitet

29-vjeçari me Covid-19 hidhet nga kati i tretë i spitalit

Shkruar nga Liberale
29-vjeçari me Covid-19 hidhet nga kati i tretë i spitalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje në Tiranë, ku një i ri është hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 ku pacienti me iniciale Xh.K, 29 vjeç, është hedhur nga kati i 3 ku për pasojë ka gjetur vdekjen. I riu ishte gjithashtu i infektuar me koronavirus.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH