Aktualitet

280 mijë të punësuar në biznesin familjar, detyrimi tatimor arsyeja pse po shtohet numri i tyre

Shkruar nga Liberale
280 mijë të punësuar në biznesin familjar, detyrimi tatimor

Punësimi pa pagë në biznesin e familjes po rritet me ritme të shpejta. Sipas anketës së Forcës së Punës, në vitin 2022 janë raportuar rreth 280 mijë të punësuar në biznesin e familjes ose 28 mijë persona më shumë se në vitin 2021. Kjo është një shifër 2 herë më e lartë se numri i të punësuarve me pagë që u rrit me vetëm 13 mijë persona.

Përveç rritjes së bizneseve familjare, ekspertët e ekonomisë e shohin këtë fenomen edhe si formë të shmangies së detyrimeve në shtet. Peshën kryesore të punësimit në vend e mbajnë vetëpunësimi dhe bizneset familjare.

Ekspertët thonë se orientimi drejt iniciativave sipërmarrëse po sjell dhe mungesa në staf.

Vitin e shkuar numri i të punësuarve në Shqipëri u rrit me gati 4%.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH