Aktualitet

28-vjeçarja tregon për prostitucionin në qendrat e masazhit

Shkruar nga Liberale
28-vjeçarja tregon për prostitucionin në qendrat e masazhit

Ushtrimi i prostitucionit në qendrat e masazhit është një problematikë e raportuar shpesh herë në media. 28-vjeçarja pranon të tregojë historinë e saj, duke ruajtur anonimitetin në “Shqipëria live”.

“U futa ty, dhe pastaj mezi dola. Unë kam studiuar për psikologji, doja punë por ishte shumë e vështirë. Duke kërkuar punë, në fillim ishte një intervistë e thjeshtë, më thanë do të mësohesh. Pas disa ditësh kuptova si funksiononte. Rroga bazë ishte 300, por nëse bënim shërbime shtesë (favore seksuale) paguhemi më shumë, jam paguar deri në treçerekun e rrogës vetëm për një herë me një klient”.

Ajo tregon se pronarja e qendrës së masazhit ishte në dijeni se çfarë ndodhte.

“Menaxherja, pronarja ishte në dijeni, klientët prandaj vinin aty se e dinin.Unë kam qenë e detyruar, kam vazhduar kështu për 6 muaj. Aty ishin goxha vajza dhe ndërroheshin shpesh. Mund të kenë qenë rreth moshës 21-25 vjeçe. Kishte vajza që ishin shumë të kënaqura me punën, as që e mendonin të largoheshin”.

Më vonë, vajza rrëfen se donte të largohej sepse klientët i kërkonin favore seksuale edhe jashtë punës.

“Ka qenë shumë e vështirë të shkëputesha, por nuk vazhdoja dot më. Kisha turp të dilja se ndeshesha me ata njerëz, më kërkonin gjëra edhe jashtë pune. Ka pasur shumë që donin kontakte edhe jashjtë, disa më flisnin ashpër, të impononin sepse mendonim se ishim të gatshme të bënim çdo gjë. Prindërve nuk u thashë kurrë dhe kisha frikë mos e kuptonin”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH