Aktualitet

28-vjeçarja masakrohet nga pitbull-ët

Shkruar nga Liberale
28-vjeçarja masakrohet nga pitbull-ët

Një grua 28-vjeçare nga Oklahoma, nënë e dy fëmijëve, u “masakrua” për vdekje nga një grup pitbullësh.

Trupi i Rebecca McCurdy u gjet të shtunën nga policët në një garazh. Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë me dije.

Zyra e Sherifit të Qarkut Osage në një deklaratë u shpreh se në garazhin ku u gjet e pajetë kishte disa pitbullë.

Qentë u morën në mbrojtje nga autoritetet për mirëqenien e kafshëve dhe po mbahen në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH