Aktualitet

27-vjeçarja humb jetën në spital nga Covid-19

               Publikuar në : 16:36 - 03/03/21 liberale

Një lajm i trishtë  për një 27-vjeçareje nga Berati, e cila nul arriti t’i mbijetojë infektimit me Covid-19.

Sipas BW, Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.

D27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese priste të martohej së shpejti, por virusi vdekjeprurës e ndau nga i fejuari dhe familja e saj.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back