Globi

4 të vdekur nga përmbytjet në Turqi

Shkruar nga Liberale
4 të vdekur nga përmbytjet në Turqi

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën sipasojë e përmbytjeve në Turqi. Ata u gjetën të pajetë pas disa orë kërkimesh në zonat e goditura nga reshjet në veri të vendit.

Dëmet janë të konsiderueshme. Këto janë pamjet e asaj se cfarë kanë lënë pas reshjet dhe breshëri.

Disa shtëpi u shembën në në qytezën Bozkurt. Në shumë zona pati rrëshqitje dheu ndërsa banorët ishin të papërgatitur për një situatë të tillë.

Qytetarët thonë se këto reshje ishin të pazakonta për stinën. Ato erdhën pak ditë pasi Turqia mbylli betejën me zjarret në pjesën e Egjeut.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH