Aktualitet

26-vjeçari u vra nga babai për Krishtlindje, zbardhet dëshmia e nënës

Shkruar nga Liberale
26-vjeçari u vra nga babai për Krishtlindje, zbardhet dëshmia e

Është zbardhur ditën e sotme dëshmia e nënës së djalit 26 vjeçar me origjinë shqiptare i cili është vrarë nga babai natën e Krishtlindjes, në Kretë të Greqisë.

Ajo ka thënë në gjykatë se djali i është vrarë për arsye krejt banale. Nëna e 26 vjeçarit tha se fillimisht atmosfera në shtëpi ishte shume e qetë dhe festive për shkak të Krishtlindjeve.

Më pas, ka deklaruar ajo, në shtëpinë e tyre shkoi edhe e dashura e djalit të vogël 24-vjeçar. Sipas asaj babai i kërkoi 26-vjeçarit që t’i jepte vëllait laptopin për të zgjedhur muzikën që donte të dëgjonte, ndërkohë 26-vjeçari ka reaguar ashpër dhe u largua nga shtëpia.

Vëllai i tij e ndoqi nga pas dhe filluan të grindeshin. Ajo tha se më pas djali i vogël u fut në shtëpi për t'u larë dhe kur doli jashtë shtëpisë pa të birin të masakruar në rrugë nga burri.

Autori, babai dhe bashkëpunëtori, djali i tij 24 vjeçar janë paraqitur përpara gjykatës mëngjesin e sotëm.

26 vjeçari me origjinë shqiptare u qellua 7 herë nga babai ditën e Krishtlindjeve dhe ka gjetur vdekjen orët e para të mëngjesit të së dielës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH