Ndërkombëtare

2,500 persona të zhdukur pas uraganit ‘Dorian’ në Bahamas

               Publikuar në : 21:18 - 11/09/19 R Liberale

Rreth 2.500 persona janë shpallur të zhdukur nga shërbimet e emergjencës në Bahamas, për shkak të uraganit “Dorian” që përfshiu ishujt javën e kaluar.

“Deri më tani, janë rreth 2,500 persona janë të regjistruar  të zhdukur nga Qeveria e Bahamasit”,-thuhet nga shërbimet e emergjencës.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara pritet që numri i të vdekurve do të vijojë të rritet, pasi do të rritet edhe numri i të zhdukurve në ditët në vijim.

Ndërkohë mijëra persona që u janë shkatërruar shtëpitë kanë nevojë për ndihmë. Uragani “Dorian”, më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në këto ishuj ka shkaktuar dëme kolosale në njerëz dhe materiale.

(Visited 25 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *