Aktualitet

2500 euro për të kaluar kufirin grek, arrestohen 3 persona

Shkruar nga Liberale
2500 euro për të kaluar kufirin grek, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar nga policia në zonën e Trestenikut në Devoll pasi kishin ndihmuar 4 persona të tjerë për të kaluar ilegalisht kufirin drejt Greqisë.

Në pranga kanë rënë A.R. 49 vjeç nga Pogradeci dhe E.Sh. 21 vjeç dhe J.B. 35 vjeç të dy nga Devolli.

Policia kishte marrë informacione në rrugë operative se këta persona do të ndihmonin 4 shqiptarë të tjerë që të kalonin përmes kufirit të gjelbër kundrejt shpërblimit prej 2500 Euro.

Në momentin që policia u bëri shenjë të ndalonin, ata tentuan të largoheshin por u neutralizuan dhe u kapën.

Ndërkohë, policia shqiptare homologët grekë për 4 shqiptarët që kishin kaluar në anën tjetër të kufirit. Ata u kapën nga autoritetet policore greke. Materialet i kaluan Prokurorisë Korçës për veprime të mëtejshme hetimore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH