Kronikë

25-vjeçari humbi jetën tragjikisht, la pas vajzën 5 javëshe

Shkruar nga Liberale
25-vjeçari humbi jetën tragjikisht, la pas vajzën 5

Ditën e djeshme u nda nga jeta tragjikisht 25-vjeçari Ekrem Smakiqi, nga fshati Abri i komunës së Skenderajt, i cili mori lëndime të rënda pas rrëzimit nga rimorkio i kamionetës.

Ndërkaq 25-vjeçari ka lënë pas vetes vajzën të porsalindur e cila është vetëm 5 javëshe.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe, Safeti, familjar i të ndjerit, të cilët nuk kanë bërë të ditura ende detajet e ceremonisë mortore.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë që ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, djali ynë Ekrem Sherif Smakiqi. Për varrimin do të ju njoftojmë më kohë! E pikëllaur Familja Smakiqi!”, shkroi babai i tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH