Sociale

25 VITE MË PARË/ Komunizmi dhe fundi i përmendoreve! Komunistët e rinj do ringremë bustin e Enverit

Shkruar nga Liberale
Marrë nga gazeta "Koha Jonë" e datës 07 prill 1998, Përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

"Selia" e fundit e shtatoreve që bënë hije për dhjetëra vjet në sheshet e qyteteve shqiptare

KOMUNIZMI DHE FUNDI I PËRMENDOREVE

Komunistët e rinj kërkojnë Enverin. Do ringremë bustin

TIRANE- Legalizimi i Partisë Komuniste duket të jetë tashmë vetëm një formalitet. Pas rrëzimit të tij nga froni, në vitin 1990, tashmë pas shtatë vjetësh, kur spektri politik është mbushur me të gjitha ngjyrimet, duket se pak kujt i bën përshtypje nëse në këtë ylber janë apo jo dhe komunistët. Por ç'bëjnë “ata” që e themeluan dhe e ngritën komunizmin? Pra ç'do të bëhet me mitin e komunizmit, shtatoret gjigande të Hoxhës, Leninit e Stalinit? Duke mos marrë për sipër të themi nëse legalizimi i PK është i dëmshëm apo i dobishëm për klasën politike shqiptare, thjeshtë tentojmë të mësojmë nëse "komunizmi i ri" do të jetë apo jo me për- mendoret, pa të cilat kumunizmi i Hoxhës as që mund të kuptohej. Komunistët: Do i ringremë "Bustin e shokut Enver? Po, po do ta ringre. Askush nuk mund të mohojë meritat që ka për rindërtimin e Shqipërisë shoku Enver. Sapo të na legalizojnë partinë tonë ne do të vendosim një përmendore të shokut Enver në selinë tonë" - Hysni Milloshi, kryetar i Partisë Komuniste ende të palegalizuar nga Parlamenti Shqiptar, shprehet i gatshëm për ringritjen e përmendoreve, të paktën të Hoxhës. Në fillim ai mendon se do ta ngrejë atë në oborrin e selisë së tij, nëse ajo do të jetë një shtëpi private si ajo e themelimit më 8 nëntor. "Për këtë nuk ka kush të më ndalojë" - thotë ai, por duke shprehur bindjen se Hoxha meriton që përmendoret të ringrihen dhe një herë atje ku kanë qenë. Duke qenë i bindur se kjo nuk do të ngjallë aspak reaksion mes popullit, Milloshi akuzon për rrëzimin e përmendoreve “tradhtarin Ramiz Alia". "Ato nuk i rrëzoi populli, pasi ai e di se cili ka qenë Enveri, ato i rrëzoi Ramiz Alia me një bandë, ndaj duhet të ngrihen" Si ranë dhe ku gjenden udhëheqësit e ngrirë? "Nga Enveri që ishte vendosur në sheshin “Skënder- bej" ka mbetur vetëm një këmbë, një copë dorë dhe gjysma e kokës, e shtypur. Nga ai që ishte vendosur në Gjirokastër ka ardhur vetëm koka, por që nuk njihet për shkak të goditjeve të mëdha që ka marrë nga ata që e shkatërruan..." e gjithë ajo lavdi tashmë është e mbyllur në një sallë të nxirë, të cilës punëtorët e Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit i thonë depoja e qymyrit. Ka nga ato që ende ruajnë një formë, për të treguar se dikur kanë qenë në këmbë, ka copëra përmendoresh e koka bustesh që janë hedhur kuturu mbi qymyr. Janë bërë vite që rrinë aty dhe askush nuk ka patur kohë dhe arsye të merret me to. Punëtorët që janë marrë një jetë me ndërtimin e idhujve dhe udhëheqësve prej bronzi e guri thonë se u duket absurde që një ditë ata të ringrihen sërish në këmbë. "Por dhe në i kërkofshin ne gati jemi, bëjmë sërish të tjera, nuk është ndonjë punë e madhe" - thonë ata. Në vitin 1990, ndërsa de juro komunizmi kishte marrë fund, një mbrëmje, më 18 dhjetor, një vinç kishte shkulur, nën vëzhgimin kurioz të qindra njerëzve statujën e errët të Stalinit, që ishte vendosur përballë asaj të Leninit, pranë hotel "Dajtit". Askush nuk u habit nga ky veprim pasi të gjithë, e aq më tepër në Tiranë, prisnin ardhjen e valës së vonuar të revolucit antikomunist që kishte shpërthyer me kohë në vendet e Lindjes. Ndërsa Lenini vazhdoi të bëjë hije edhe disa muaj të tjerë, për të ikur madje edhe pas Enverit. Më pas i erdhi radha dhe Enver Hoxhës, përmendore të të cilit nisën të rrëzohen që në 1990, në mënyrë ilegale e demonstrative në Shkodër dhe Kavajë. Për të mbërritur në 21 shkurtin e vitit 1991, kur një kavo dhe një makinë realizuan atë që nuk i kishte shkuar ndër- mend askujt. Rrëzuan në sheshin Skënderbej shtatoren gjigande të tij. Rrëzimi i për- mendores në Tiranë kishte shuar dhe shpresën e fundit të enveristëve që shpërthyen në një valë mitingjesh në atë kohë, se Hoxha i bronxtë do të mund të vazhdonte të jetonte edhe pas rrëzimit të qeverisë komuniste. Në maj të '91 u hoq edhe Lenini dhe me këtë duket se mori fund dhe epoka e miteve të udhëheqësve në Shqipëri. Pas rrëzimit nga piedestalet ku ishin vendosur, në të gjithë qytetet, disa nga përmendoret e bustet që ishin vendosur në qytetet dhe muzetë më kryesorë, u sollën në Tiranë, për tu "vendosur" atje ku janë edhe sot. Në atë kohë një gazetar i BBC, ndëra kërkonte strehën e fundit të udhëheqësve, i gjeti ata, duke i fiksuar dhe në foton që po botojmë. Ndërsa sot, edhe disa nga ata që duken në foto nuk janë më. Hoxhës nuk i ka mbetur asnjë bust apo për- mendore, me përjashtim të disa copave që dikur kanë qenë pjesë e një trupi të hekurt. Stalini kushton 30 mijë USD Më shumë nga të gjithë udhëheqësit që janë mbledhur në depon e Qendrës së Realizmit të Veprave të Artit duket se vlen Stali- ni. Kjo nuk lidhet me atë që ai ka bërë në Luftën e Dytë, pasi kjo është punë e historisë, porse dikush e kishte vlerësuar atë 30 mijë dollarë dhe kishte kërkuar ta blinte. Sikurse tregon drejtori i kësaj qen- dre, dikush e kishte kërkuar Stali-nin për ta blerë, por ish ministri i Kulturës në atë kohë, Dhimitër Anagnosti nuk kishte pranuar ta shiste përmendoren, me frikën se "mund të hapim ndonjë telash". Nuk dihet saktësisisht se përse, por drejtuesit e qendrës kujtojnë se në atë kohë, në vitin 1994, në Zvicër hapej një panair, ku për çudi do të vendosej dhe busti i Stalinit që kishte qenë më parë në qendër të Tiranës. MENTOR KIKIA

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH