Showbiz

“25 vite më parë humba vëllain”, ish-banori i BBV përlot me rrëfimin: E kishte bërë Zoti për vete

Shkruar nga Liberale
“25 vite më parë humba vëllain”, ish-banori i BBV

Ish-banori i “Big Brother”, Valer Kolnikaj, ishte dje i ftuar në emisionin “S’e luan Top”-i, ku përloti të gjithë me historinë e tij të dhimbshme. Valeri, i cili punon si mjek, ka kujtuar humbjen e vëllait të tij rreth 25 vite më parë.

Pjesë nga rrëfimi i Valerit:

Mendoj se humbja më e madhe dhe vështirësia më e madhe në jetë është humbja e një njerëzve tanë të dashur. Të gjitha problemet e tjera, çfarëdo problemi, ekonomik apo nuk të realizohen dëshirat, gjithçka është e kapërcyeshme dhe mund t’ja dalësh. Unë, ishte fati i jetës që e kisha në një moshë shumë, shumë të re. Isha 12-vjeç, vëllai ishte 17-vjeç, ishte i madhi. Ishte i miri, i zgjuari, i kishte të gjitha të mirat. E kishte bërë Zoti për vete.

Vendi i tij mbetet gjithmonë vendi i tij. Më vonë kam kaluar shumë gëzime në jetë, shumë të mira në jetë. E çdo gëzim ka qenë i shoqëruar me pjesën e lotit që të therte zemrën. Në çdo moment kujtohet ai. Kjo ka qenë pjesë e vazhdueshme gjatë gjithë kësaj kohe që më shoqëron edhe sot.

Para disa ditësh kemi pasur 25-vjetorin që e përkujtojmë dhe dua të them që mos qoftë askush në vendin tim. Por kushdo qoftë e inkurajoj që të gjejë forcën dhe të realizojë dëshirat e veta dhe njëkohësisht dhe dëshirat që mund të ketë pasur personi që ka humbur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH