Aktualitet

25 maji do të jetë ditë pushimi për të gjitha institucionet arsimore

Shkruar nga Liberale
25 maji do të jetë ditë pushimi për të gjitha

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se 25 maji do të jetë pushim zyrtar dhe për të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), për Qarkun e Tiranës.

Kjo bëhet në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League.

"Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim. Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!", shkruan Kushi.

Ditën e djeshme, qeveria vendosi ta shpallte 25 majin pushim edhe për administratën.

Finalja e parë e Ligës së Konferencës së Evropës do të përballë Romën italiane kundër Feyenoord të Holandës, dy skuadrat me golat më të shumtë në kompeticionin që zotërojnë, e cila do të luhet në Tiranë, në stadiumin Air Albania.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH