Globi

25 gratë më me ndikim në vitin 2023

Shkruar nga Liberale
25 gratë më me ndikim në vitin 2023

Emra shumë të njohur në fushën e artit, politikës, sportit e më tej janë në listën me 25 gratë më me ndikim të “The Financial Times”. Mes tyre janë aktorja Margot Robbie, këngëtarja Beyoncé, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, futbollistja spanjolle Jenni Hermoso, aktivistja iraniane dhe fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi dhe Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska.

Gazeta ka bërë një ndarje në tri kategori. E para është kategoria e krijueseve, ku ndër të tjera përfshihen Margot Robbie në filmin “Barbie” dhe Beyoncé që magjepsi botën me turneun e saj.

Në kategorinë kryesore është Von der Leyen.

“Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bota janë me fat që kanë presidenten Von der Leyen si udhëheqëse”, shkruan sekretarja e Departamentit Amerikan të Thesarit, Janet Yellen.

Në kategorinë kryesore u përfshinë gjithashtu numri një i “General Motors”, Mary Barra, dhe shefja e teknologjisë e OpenAI, shqiptarja Mira Murati.

Në kategorinë e heroinave ishin aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut dhe laureate e Nobelit, Narges Mohammadi, Zonja e Parë e Ukrainës Zelenska, ylli i tenisit Coco Gauff, dhe fituesja e çmimit Nobel Katalin Kariko.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH