Aktualitet

24-vjeçarja tenton për herë të tretë vetëvrasjen, hidhet nga kati i dytë i banesë

Shkruar nga Liberale
24-vjeçarja tenton për herë të tretë

Një vajzë 24-vjeçare është hedhur nga ballkoni, nga kati i dytë i pallatit ku jetonte, në rrugën Agios Stefanou 29, në Selanik.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 14:00 dhe në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë.

Mjeku i ambuancës ka stabilizuar pacienten, e cila më pas është dërguar me plagë të shumta në spitalin AHEPA, me gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve të thestival.gr, është hera e tretë që 24-vjeçarja nga Turqia tenton t'i japë fund jetës, ndërsa dy ditë më parë ka dalë nga spitali Psikiatrik i Selanikut.

Të njëjtat informacione thonë se familja po përballet me probleme të rënda.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH