Aktualitet

23 vjeçari plagoset me armë zjarri në Laç

Shkruar nga Liberale
23 vjeçari plagoset me armë zjarri në Laç

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Laç, Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe sipas korespondentit të Panorama, shtetasi i plagosur është Endri Gjoka, rreth 23 vjeç.

Dyshohet se autorët janë larguar me një automjet tip Mercedes Benz ngjyrë jeshile.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe pritet njoftimi zyrtar për më shumë detaje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH