Aktualitet

23 barna të tjera në listën e rimbursimit

Shkruar nga Liberale
23 barna të tjera në listën e rimbursimit

Njëzet e tre barna të reja për mjekimin e sëmundjeve kronike janë përfshirë në listën e re të Barnave të Rimbursueshme. Lista përfshin ilaçe që trajtojnë dhe mbajnë në kontroll sëmundje, si diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare, duke ofruar alternativa mjekimi bashkëkohore.

Po ashtu, pjesë e listës janë barnat për trajtimin e disa lloje tumoresh, si ai i mushkërive, gjirit si edhe alternativa mjekimi për pacientët që vuajnë nga pasojat e Covid-19.

Pacientët e dializës do të përfitojnë po ashtu nga ky vendim i fundit i qeverisë, që e çon në 1191 numrin total të ilaçeve të rimbursueshme. Fondi në dispozicion për Listën e Barnave të rimbursueshme është 107 milionë dollarë dhe pritet të përfitojnë 400 mijë pacientë në vit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH