Aktualitet

22 nëntor 1998/ Meta bën thirrjen e fortë: Është koha për ...

Shkruar nga Liberale
22 nëntor 1998/ Meta bën thirrjen e fortë: Është koha

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën e referendumit realizuar në Shqipëri, më 22 nëntor të 1998, realizuar për Kushtetutën, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që kemi edhe sot.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se është koha për Referendum të ri.

“Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. KOHA PËR REFERENDUM TË RI!”, thotë Presidenti.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Meta në një deklaratë për mediat, tha se e vetmja mënyrë për të zgjidhur situatën me Gjykatën Kushtetuese, është që të realizohet Referendumi i ri.

Ditën e sotme është mbledhur sërish Komisioni Hetimor për shkarkimin e Pesidentit, nën drejtimin e Ulsi Manjës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH