Politikë

22 milionë euro në vit kostoja e ‘charter’-it, Rama krahason fluturimet me Berishën

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat për udhëtimet e tij me “charter” jashtë vendit,.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha ato shkojnë deri në 22 milionë euro. Por përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet kjo është një shpifje e opozitës. Sipas tij shpenzimi mesatar vjetor në 2010 kur ishte Sali Berisha kryeministër, ishte 251.365 lekë të reja. Për vitin 2021, ishte 64.972 lekë të reja.

“Shpifja monumentale e miliona € për tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve, po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët. Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë: 2010 – 251.365 lekë të reja, 2021 – 64.972 lekë të reja”, shkroi Rama duke reaguar në Twitter.

Në fakt, as Berisha dhe as Rama nuk thonë sesa duhet të jenë shpenzimet mesatare vjetore të udhëtimit për një kryetar qeveria.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH