Showbiz

21-vjeçarja: Koronavirusi më shpëtoi jetën

Shkruar nga Liberale
21-vjeçarja: Koronavirusi më shpëtoi jetën

Historia e një vajze nga Anglia e quajtur Olivia Ibbitson është publikuar në mediat e huaja. Ajo ka rrëfyer se pandemia e koronavirusit i ka shpëtuar jetën.

Ajo ishte kthyer në një alkooliste dhe sado që përpiqej të hiqte dorë prej alkoolit nuk mundej dot, por gjatë karantinës ku askush nuk kishte mundësinë të dilte, Olivia ia arriti ta lerë dhe të humbasë 30 kg.

“Në moshën 15-vjeçare fillova të pija shumë. Në moshën 18-19 vjeçare fillova të pija çdo ditë. Kam diabet, prandaj dhe u bëra keq. Një natë kisha dalë me shoqërinë. Ishte një periudhë shumë e vështirë në jetën time, po kaloja shumë gjëra. Nuk më pëlqente si dukesha, nuk më pëlqente jeta ime dhe nuk kisha shumë shoqëri të mirë. S’doja të bëja asgjë tjetër, vetëm të pija. Piva në ekstrem atë natë. U shtriva në kopshtin e dikujt, në të ftohtë…mendoj se dikush telefonoi ambulancën.

Përfundova në kujdes intensiv, në koma prej alkoolit. Ishte shumë e frikshme. Doktorët më thanë që isha me fat. Nëse nuk do më kishin gjetur, do kisha humbur jetën atë natë. Më vendosën në koma për të më shpëtuar jetën dhe u zgjova me 3 janar 2019. Ndonëse për pak humba jetën time, unë vazhdova të pija alkool sërish. I premtoja vetes që do ndaloja por nuk mundja. Gjithçka ndryshoi në mars 2020, kur u futëm në karantinë. Vura re që kisha shtuar shumë peshë, peshoja rreth 88 kilogramë. Karantina ishte shansi im.

Isha e izoluar dhe nuk mund të dilja të pija. Ndalova së piri alkool me datë 13 mars. Që nga ajo ditë nuk kam pirë më. Kam rënë dhe në peshë dhe ndihem shumë e lumtur me veten. Po ashtu kam më shumë vetëbesim. Karantina është një mundësi. Për të gjithë njerëzit që duan të bëjnë një ndryshim, kjo është koha e duhur për ta bërë”, ka rrëfyer Olivia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH