Aktualitet

21-vjeçari arratiset nga Gjykata e Korçës

Shkruar nga Liberale
21-vjeçari arratiset nga Gjykata e Korçës

Një person i vënë nën arrest ka mundur të largohet nga ambientet e Gjykatës së Korçës përpara se të jepej masa e sigurisë për të. Policia ka ngritur post-blloqe ne aksin nacional Korçë Pogradec me qëllim kapjen e këtij shtetasi.

Ndërkohë grupi hetomor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, nga salla ku po zhvillohej seanca gjyqësore, është larguar shtetasi K. M., 21 vjeç, banues në Qatrom, Korçë, (i arrestuar më datë 06.05.2022, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom).

Vijon..

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH