Aktualitet

21 Janari/ Policia gjyqësore shkon në familjen e Aleks Nikës, kërkon audioregjistrimin e ish-komandantit të Gardës

Shkruar nga Liberale
21 Janari/ Policia gjyqësore shkon në familjen e Aleks Nikës,

Ndërkohë që, Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet në lidhje me audion e pretenduar për komunikimin e gardistëve më 21 janar 2011, oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të vrasjeve në policinë e Tiranës pas deklaratës së xhaxhait të Aleks Nikës, se ka në disponim kasetën e audioregjistrimuit, kanë shkruar për ta marrë atë në shtëpinë e tij.

Një ditë më parë Mark Nika, në një bisedë për Report Tv, tha se që prej muajit korrik 2022 ka në dorë audio-përgjimin, në të cilin ai thotë se është komunikimi mes gardistëve në momentin që ata hapën zjarr drejt protestuesve më 21 janar.

"Mark Nika thotë se e ka audio-përgjim, por sot nuk ia ka dorëzuar atë kreut të SPAK. Ai këmbëngul se nuk do ta dorëzojë audio-përgjimin nëse kjo çështje nuk i kalon SPAK, pasi nuk ka besim tek Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë, Mark Nika bën me dije se është ai që ia ka dhënë audio-përgjimin gazetarit Artan Hoxha", shkruan Shqiptarja.com.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH